Sëmuret Bebe Rexha, përfundon në spital

Bebe Rexha është shtrirë në spital.

Bebe Rexha ka shqetësuar fansat e saj, duke njoftuar se ajo nuk është mirë me shëndet, andaj është detyruar të shtrihet në spital.

Këngëtarja, ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, për të treguar se nuk po ndihet mirë me shëndet, andaj u detyrua të shtrihet në spital.

“Përfundova në spital sot. Kam kapur diçka nga pushimet e mia. Mora antibiotikë për 10 ditë, por u ktheva më e fortë. Nuk do t’ia dëshiroja këtë askujt. Dita më e keqe ndonjëherë. Shpresoj të bëhem më mirë. Qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Ndërsa në një tjetër ‘tweet’ ajo shtoi “Nuk mund të gënjej, ndjehem e frikësuar. Thejsht, dua të ndjehem më mirë”.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha është “You Can’t Stop dhe Girl”, njëherësh kolonë zanore e “Maleficent 2”.