Sam Smith merr këshilla shëndeti nga Beyonce

Këngëtari britanik Sam Smith i cili kohët e fundit ka rënë dukshëm në peshë, ka pranuar për The Sun se është këshilluar me Beyonce.

22-vjeçari ka thënë për gazetën se ka pasur një diskutim të gjatë dhe efektiv rreth ushqimit me këngëtaren 33-vjeçare, e cila i ka dhënë këshillat e duhura.

Sam Smith i ka thënë The Sun se prej disa kohësh ai ka filluar të ushqehet në mënyrë të shëndetshme.

Sipas tij, humbja e disa kilogramëve është rezultati më i mirë i momentit.