Robert Berisha vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar

Xhirimet e klipit janë bërë në Gjermani.

Robert Berisha ka befasuar fansat e tij me projektin e fundit të realizuar, nuk ishte pritur një bashkëpunim ndërkombëtar nga këngëtari këto ditë.

 Ai së bashku me Kley dhe Fabio kanë publikuar këngën e titulluar ‘T’kam dasht’, një projekt ky që treshja e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale, xhirimi i klipit është bërë në Gjermani.

Teksti është shkruar nga Kley, teksa miksimi dhe masterizimi është bërë nga Duobass.Records dhe Eno.