‘Ringjallet’ Era Istrefi, të premten publikon këngën e re në bashkëpunim me artistin e njohur

Era Istrefi ishte kritikuar tej mase për shkak pasivitetit në muzikë.

 

Era istrefi në fund të kësaj jave do të publikojë këngën e re, njoftoi këngëtarja përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

Ajo ndau një fragment të këngës së re dhe bëri të ditur për publikun edhe titullin e këngës, ‘No maybes’ është bashkëpunim me këngëtarin Arash.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj është publikuar para gjashtë muajve dhe po ashtu ishte një bashkëpunim mes artistëve Yellow Claw dhe Offset.