Rina do të vijë me tjetër duet, bashkëpunon me Koston

Rina Balaj do të vijë me një tjetër projekt muzikor që do të jetë bashkëpunim me Koston.

“Më pëlqen kjo këngë”, ka shkruar në përshkrimin e njoftimit të saj në Instagram, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me Koston.

Ndërkaq, producentët ZzapnChriss që qëndrojnë prapa projekteve të saj, janë theksuar se dueti do të vijë së shpejti.

Kujtojmë që edhe realizimi i fundit i Rinës ishte bashkëpunim me Blake, ndërsa kënga mban titullin “Jumanji”.

Videoklipi i kësaj kënge është lansuar në YouTube më 28 qershor dhe deri më tani numëron 1.5 milion shikime.