Rina Balaj dhe Sin Boy sjellin këngën “Tetancion”

Çifti i njohur e kanë lansuar projektin e tyre të përbashkët muzikor.

 

Rina Balaj dhe Sin Boy e kanë publikuar këngën e tyre më të re.

“Tetancion” titullohet ky projekt muzikor i cili vjen i shoqëruar edhe me videoklip. Dyshja kanë paraqitur momente mjaft të lumtura pranë njëri-tjetrit dhe në fillim shfaqen disa fotografi të Rinës kur ishte fëmijë.

Një pjesë e klipit është xhiruar në Kosovë e pjesa tjetër në Shqipëri.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Sin Boy në YouTube. Kujtojmë se çifti e kanë dhënë intervistën e parë bashkë për “Mirage” aty ku kanë folur për lidhjen e tyre të dashurisë.