Remzia nervozohet me politikanët: Aman mos e përmendni koronavirusin, se nuk e keni gajlen e tij

Remzie Osmani ka reaguar e nervozuar për seancën që po mbahet sot.

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kundër kësaj seance janë shprehur edhe disa prej emrave të njohur, të cilët e konsiderojnë veprim të papranueshëm në këtë periudhë në të cilën po kalon vendi.

Këngëtarja Remzie Osmani, me anë të një postimi në Instagram, thotë se politikanët e morën në qafë popullin.

Meqë disa prej deputetëve po e përmendin koronavirusin, Remzia kërkon të mos e përmendin fare pandeminë.

“Aman mos e permendni coronavirusin se nuk e keni gajlen e virusit ju. Na moret ne qafe mjer populli”, ka shkruar ajo.