‘Qumili’ publikon vizën amerikane, thumbon kryeministrin Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka disa ditë që është komentuar për refuzimin që ia ka bërë Ambasada amerikane lidhur me vizën.

E me këtë çështje është marrë edhe humoristi kosovar, Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, shkruan lajmi.net

Ai në rrjetet sociale ka hedhur një fotografi, ku shihet se ka vënë foton e pasaportës me vizë amerikane që ka marrë.

Fotos, aktori ia ka lënë një shkrim thumbues, ku ka thënë se vizën po e vë në tender në mënyrë që kush do ta blejë.

Ndonëse nuk e ka përmendur emrin e kryeminstrit, ky thumbim, i përzier me humor, u komentua nga ndjekësit e tij, duke bërë me gisht nga ai që ka nevojë për këtë vizë,e  që është Haradinaj./Lajmi.net/