Puthjet, vallëzimet romantike karakterizojnë natën e Besit dhe Xhensilës

Bes Kallaku dhe Xhensila janë nga çiftet më të pëlqyera.

Bes Kallaku ka publikuar një video në orët e vona të natës ku shihet duke kaluar kohë romantike me bashkëshorten e tij Xhensilën.

Në videon e publikuar çifti duken kokë e këmbë të dashuruar, dyshja vallëzimin romantik e shoqëruan edhe me puthje të zjarrta, dhe këtë nuk nguruan ta ndajnë edhe me fansat e tyre.

Kujtojmë se Besi dhe Xhensila kanë një vajzë me emrin Ajka e cila javë më parë kishte mbushur një vit jetë.