Publikohet biseda e Encës me profesorin e saj (VIDEO)

Këngëtaren Enca Haxhia ditën e sotme e ka kapur nostaligjia e kohës kur ka qenë në gjimnaz

Atë kohë, ajo e ka cilësuar si njërën nga periudhat më të bukura, transmeton lajmi.net.

Enca, ani pse tashmë është ndër emrat e suksesshëm të skenës muzikore shqiptare, nuk i ka harruar ata të cilët i mësuar shumë gjëra.

Këngëtarja ka vendosur t’i telefonojë disa persona të cilët i ka konsideruar si të veçantë në atë kohë, ndër ta edhe profesorin e saj Agron Babamusta-n, bisedën me të cilin e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Haxhia tregon se ka qenë nxënëse e suksesshme, ndërsa profesori bazuar në këtë bisedë shihet se ndihet krenar që ka pasur një nxënëse si Enca, të cilën sot e shikon në TV.