Pse u turpërua Emma Stone ?!

Era i ka bërë një shaka të keqe aktores hollivudiane Emma Stone. Në momentin kur u paraqit para aparatëve fotografik ne Festivalin e Kanës, fustani i saj i zi i shkurtë, është ngritur, duke e turpëruar 26-vjeçaren.

Emma menjëherë ka reaguar, duke ulur duart të fustani dhe duke e mbajtur, në mënyrë që të mos i japi një shfaqje fotografëve, të cilët edhe me aq sa iu “ofrua” arritën të bënin bujë. Nën shoqërimin e saj, ishte edhe aktorja tjetër Parker Posey, e cila u gjend në pozita më të mira, falë fustanit të saj që kalonte gjunjët.

Pavarësisht kësaj, Emma është vlerësuar për veshjen e saj, që bashkë me pjesën tjetër të kastit të aktorëve, ishin aty për prezantimin e filmit “Irrational man”.