“Pse po ma then zemrën” – parodia e re nga LLOCH, me protagonist Ilir Prapashticën

Si gjithmonë, pa e paralajmëruar fare, Lloch Matranga na befasuan me parodinë “Pse po ma then zemrën”, e cila u publikua ditën e djeshme dhe pushtoi brenda pak orëve rrjetet sociale.

Këtë herë Llochi, ka vendosur të parodizojë orientalizimin e muzikës, trendin e ri të vajtimit në muzikë, materializmin dhe shumë dukuri tjera, të cilat Llochi me një përsosmëri na i paraqet në kanalin e tij, LLOCH.

Vlen të theksohet se në projektin LLOCH, gjithmonë përzgjidhen aktorë të nivelit kombëtar.

E këtë herë cak i autorit të LLOCH-it ka qenë aktori Ilir Prapashtica, i cili ka realizuar për mrekulli rolin që i është caktuar.