Pse nuk u nda asnjëherë Elita 5

Fillet e grupit tashmë elitar, Elita 5, i gjejmë në fillim të viteve të ’90-ta.

Ja , si e kujton momentin e formimit të këtij grupi ,këngëtari shumë i pëlqyer Ziber Arifi:
Në fund të viteve 80-të, ëndrra për të kënduar bëri që të formohej një grup prej pesë vetash. Themelues kanë qenë Agroni dhe Besimi. Ata kërkonin një vokal të mirë dhe pas ftesës që ma bënë, iu bashkëngjita grupit. Pastaj me radhë erdhën Ëirusi, më vonë Valoni…Pas shumë përpjekjesh nxorëm një album, i cili për atë kohë qe shumë i mirë ” Allora”. Albumi i dytë “Nuk jam Al Kapone”, na hapi dyert e suksesit dhe filluam që këtë punë ta marrim me seriozitet.

Për Elitën 5,  anëtarët e grupit më të famshëm shqiptar, revista Kosovarja ka shkruar disa herë. Ka shkruar edhe me rastin e editimit të albumeve , të cilat i kanë realizuar së bashku: Fol, Si Merlin Monro, Greatest Hits, Elita 5 Vivere,Bardh e Zi dhe Mohikani i Fundit.

Kur e pyetëm Ziberin: si ia keni arritur ta ruani këtë harmoni me vite të tëra. Ju ka lidhur arti, biznesi, apo diçka tjetër,ai na u përgjigj shkurt:
Ne, njihemi me njëri-tjetrin për një jetë të tërë. Mendoj se ajo që na ka bashkuar dhe ende na bashkon, është shoqëria. Thjesht, s’mund të rrimë pa njëri-tjetrin. Në grup, po nuk pati harmoni, ai shuhet si të mos ekzistonte kurrë. Elita 5 nuk e ka këtë problem. Jemi pesë, por jemi edhe një!

Siç edhe u kemi informuar më herët, sot “Elita 5” ka  lansuar edhe këngën e re të titulluar Welcome to Albania