Pse nuk hyri në botën e showbizit Ema, e motra e Adelinës dhe e Zanfinës (Foto)

Ema , e motra e këngëtareve tona të njohura Adelina e Zanfina Ismaili, është një femër që i përket botës së biznesit, por jo të showbizz-it.

Pse nuk këndon Ema si motrat e saj, apo nuk ka prirje për këtë profesion- është pyetja?

Unë e pëlqej shumë këngën, por jo profesionin e këngëtares. Por kjo nuk do të thotë që nuk kam prirje për këngën sikurse dhe motrat e mia, të cilat janë shumë të talentuara dhe të famshme. Unë jam rritur përkrah tyre dhe e di shumë sesa shumë angazhim kërkon ky profesion, por nuk është se nuk kam prirje.

Se ç’ndjenjë ka ajo për motrat e saj të famshme, Ema përgjigjet:

Unë jam shumë krenare për motrat e mia, si për famën që kanë arritur, për bukurinë që Zoti ju ka dhënë, ashtu edhe për të gjitha ato talentet që posedojnë, por më së shumti krenohem me to, sepse mbi të gjitha janë shumë të thjeshta në jetën e përditshme, janë pa komplekse. Këtu do të doja të merrja shembull Adelinën, e cila edhe me lypës rrugësh ndalet në rrugë e bisedon, madje edhe i dëgjon për hallet e tyre.

Janë këto fjalë të Emës, e që i thotë para disa kohësh në intervistën për Kosovaren .

Por, ç’do thotë sot Ema?

Është penduar që nuk hyri edhe ajo në botën e muzikës a jo?

Zëri as prirja për muzikë nuk i ka munguar. As performanca jo, siç shihet edhe në këto foto… / Kosovarja/

ema-4_5290

ema-3

ema-2_7187

ema-1_3997