Prokuroria kërkon dënimin e Stresit me 6 muaj burg

Prokuroria e Tiranës dha pretencën sot për Arkimed Lushajn, këngëtarin e njohur me emrin Stresi. Ai akuzohet për mosbindje të urdhrit të policisë.

Në janar të këtij viti Stresi u arratis nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, ku ishte shoqëruar për drejtim të makinës nën efektin e alkoolit, raporton “Lapsi.al”.

Ai u hodh nga një dritare e korridorit të katit të dytë në momentin që po shoqërohej nga qelia në zyrën ku do të firmosej urdhër ndalimi.

Pas arratisjes Stresi deklaroi për mediat se në momentin kur ishte ndaluar nga policia ai ishte pasagjer në makinë dhe nuk po e drejtonte atë.

Gjatë kohës që u shpall në kërkim policor ai qëndroi në Zvicër. U ndalua ditën e zgjedhjeve, por u la i lirë pasi nuk figuronte i shpallur në kërkim