“Prej inati” është kënga e re e Ledri Vulës që lansohet nesër

Ledri Vula duket se sivjet nuk do të ndalet në lansimin e këngëve të reja

 

Pasi që para dy jave lansoi këngën e tij më të re “Piano Rap”, një këngë e tij e lansuar vetëm me piano, ai ka paralajmëruar edhe një këngë të re.

Bëhet fjalë për këngën “Prej inati”, premierën e të cilës ai e ka paralajmëruar që do të lansohet të shtunën në orën 20:00.

Kjo do të jetë kënga e dytë e Ledrit brenda këtij muaji që tregon se ai edhe këtë vit do të kërkon që të jetë sa me në trend me këngë të reja.