Po tani e dalloni? Afërdita tregon barkun e rrumbullakosur në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë, ndërsa ky lajm i bukur bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë.

Pasi zbuluan gjininë në mënyrën më të bukur, Afërdita dhe partneri kanë treguar se i kanë nisur përgatitjet për bebushin që tani.

Për shkak të trupit të saj “fit” dhe frekuentimit rregullisht të palestrës, barku i rrumbullakosur i Afërditës ka qenë i vështirë për t’u dalluar.

Madje, ndjekësit e kanë akuzuar atë se “po mashtron”, pasi s’ka asnjë bebush në barkun e sheshtë.

Por, këto akuza Afërdita ‘po i hedh poshtë’ çdo ditë. Këngëtarja ndan me ne poza me barkun e rrumbullakosur i cili tashmë mund të dallohet fare lehtë, si në foton e fundit.