Po shijon suksesin e “Mozzart”, por Mozzik ka dy fjalë për albumin e ri

Mozzik po punon shumë për albumin e ri.

Një prej emrave më të suksesshëm aktualisht në skenën muzikore shqiptare është edhe ai i reperit Mozzik.

Ai gjatë këtij viti ka lansuar albumin “Mozzart”, i cili rezultoi tejet i suksesshëm, ndërsa menjëherë e nisi punën për këngën e re.

Me anë të një postimi në Instagram, ai së fundi bëri të ditur se albumi i ri do të jetë ende më ‘zjarr’ sesa ai paraprak.

“kukuku cfar albumi kemi bo”, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë se Mozzik gjatë verës ka publikuar edhe disa duete, më i suksesshmi ishte “Paranoja/Pishman” me Kidën.