“Pikë në zemër” publikohet në YouTube nga Gjira

Gjira ka publikuar këngën e re.

Gjira është emër shumë i dashur për publikun, e cila kohën e fundit nuk është aktive me këngë të reja.

Këngëtarja, sapo ka publikuar në kanalin YouTube këngën “Pikë në zemër”, të cilën e ka shkruar dy vite më parë në Gjenevë (Zvicër).

Për tekstin u kujdes Gjira dhe lenaZbeat, beatin e bëri Koston, kurse kënga u publikua vetëm në versionin audio.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Pikë në zemër” nga Gjira.