Përfundon pushimi romantik i Fjolla Morinës (FOTO)

Fjolla Morina është kthyer nga pushimi i saj romantik.

Fjolla dhe i dashuri i saj që ditë më parë u fotografua nga Telegrafi në aeroportin e Prishtinës, kanë shijuar disa ditë në bregdetin turk, transmeton Telegrafi.

Këtë pushim të çiftit më të veçantë e bëri edhe ditëlindja e Fjollës, e cila ka mbushur 29 vjet.

Megjithëse që para nisjes u zbulua i dashuri i saj, Fjolla gjatë qëndrimit në Turqi ka publikuar pamje vetëm duke tentuar akoma ta mbajë të fshehtë mashkullin e ri krah saj.

Këto ditë mjalti tashmë kanë përfunduar, këngëtarja i është kthyer aktiviteteve të saj të përditshme dhe pritet që projekti i ri muzikor, xhirimet e të cilit kanë përfunduar, të publikohet së shpejti./Telegrafi/