‘Për ty Kosovë’ titullohet bashkëpunimi i ri nga Dani

Dani ka publikuar dedikim për Kosovën në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikimet në ‘Euro 2020’.

Ramadan Krasniqi i njohur si Dani për publikun në bashkëpunim me Burakun, Valonin, Gjonin dhe Osmanin kanë publikuar një dedikim për Kosovën.

“Për ty Kosovë” titullohet kënga e re e tyre, e cila është me motive patriotike dhe është punuar edhe me videoklip.

Teksti është një miksim i këngëve të famshmëve “Besa Besë” nga Dani, “Kosovë ty të njeh historia” nga Burak Vehapui, “Ministrin e Londrës” nga Valon dhe Gjon dhe “Ano moj Kosovë” nga Osman Imeraj.