Pasi i shkroi publikisht Flori, Bebe Rexha flet sërish rreth statusit të saj

Bebe Rexha ditë më parë përmes rrjeteve sociale kishte shkruar se po kërkon të dashur.
Bebe Rexha pas atij statusi natyrisht se ka pranuar shumë mesazhe, e një prej tyre ishte bërë publik.

Bëhet fjalë për mesazhin që ia kishte dërguar kantautori Flori Mumajesi, i cili i kishte shkruar “Unë jam burri”, por Bebe nuk ka preferuar t’i përgjigjet.

Në Instagram, këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve të fansave, e një prej tyre ishte “A ki të dashur”.

Bebe Rexha edhe një herë e thotë publikisht se është “beqare”, ndërsa mbetet të shihet se a do t’i shkruajë sërish Flori. /Lajmi.net/