Pas Rita Orës, Iggy Azalea bashkëpunon edhe me një shqiptare

Kohë më parë ka sjell një projekt me Rita Orën në këngën Black Widow, tani bashkëpunon edhe me një këngëtare shqiptare.

Këngëtarja me famë botërore Iggy Azalea, ka njoftuar përmes Twiter-it se do të bashkëpunojë më këngëtaren shqiptare Bebe Rexha.

Ajo tha se tekstshkruesja shqiptare Rexha, do të marrë pjesë në albumin e saj më të ri duke shkruar tekstet e këngëve, transmeton Telegrafi.

“Kam bërë një goditje në çastet e fundit me Bebe Rexhën. Ajo ishte partnerja ime në tekste gjatë fundjavës dhe me të vërtetë kam kaluar shumë mirë”, ka shkruar Azalea në Twitter, duke shtuar tha se shqiptarja e ka bindur për të bërë një këndim të shthurur dhe doli, se e kishte me të drejtë Rexha.

Nuk është hera e parë që Bebe Rexha bashkëpunon me artistë të njohur, më parë ajo ka bashkëpunuar edhe me Rihanën, Selena Gomez dhe David Gueta. /Telegrafi/

bebeb