Pas Fjolla Morinës, Bekim Jashari ndez publikun me nje këngëtar tjetër në Skenderaj

Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ishte i mbushur plotë me njerëz edhe mbrëmë, pasi aty performonte një nga këngëtarët më të njohur.

Para publikut në Drenicë është ngjitur mbrëmë këngëtari Meda, për të cilin kishin ardhur shumë njerëz, shkruan Magazina.al

Meda para se të performonte, ka vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

Nga pamjet e publikuara shihet atmosfera që kishte bërë Meda mbrëmë në Skenderaj, një atmosferë të ngjashme kishte edhe disa netë më parë kur përformojë këngëtarja vendase Leonora Jakupi, kurse para Leonorës, performanca e Fjolla Morinës ishte ndër më të komentuarat.