Paris Hilton fton Nicole Richie në martesën e saj

Modelja e njohur ka konfirmuar se Nicole Richie do të ftohet për të marrë pjesë në martesën e saj.

Çifti ka qenë miq për vite dhe madje kanë luajtur së bashku edhe në një shou të realitetit, ‘The Simple Life’.

Paris tash ka pranuar se Nicole do të ftohet në ditën e saj të madhe, krahas ylli të madh të muzikës pop Britney Spears.

Dita speciale pritet të jetë e madhe dhe Paris, e njohur për skandalet e saja të mëhershme, ka nisur organizimet për veshjen e saj dhe lokacionin ku do të mbahet ceremonia e kurorëzimit.

Paris ka thënë më herët se ajo dhe i fejuari i saj Chris Zylka nuk do të kursejnë aspak dhe ka pranuar se dëshiron të jetë një princeshë e vërtetë në ditën e martesës.