Paralajmërohet kënga e re e Besës (FOTO)

Besa Kokëdhima është në realizim e sipër të projektit më të ri muzikor.

Emri i këngës nuk është bërë i ditur, por është caktuar që të lansohet më 22 korrik.

Mësohet se teksti është shkruar nga Dr.Mic, derisa muzika është realizuar nga Flori Mumajesi.

Xhirimet e klipit pritet të fillojnë pas pak ditësh në Prishtinë nga Entermedia, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë një duet, apo solo.

Kujtojmë që Besa dhe Dr. Mic bashkëpunuan edhe në duetin e tyre “Zejemër”.