Paditet Lil Wayne

Ish-avokati i Lil Wayne, Michael Karmer, raportohet të ketë paditur reperin me një shumë prej 375 mijë dollarësh pasi nuk ka paguar taksat ligjore.

Në padinë e ngritur, Kramer deklaron se Wayne nuk ka paguar taksat ligjore të cilat kapin vlerën e 379.239 dollarë pasi kishte rënë dakord të paguante një shumë fillestare prej 20 mijë dollarësh plus pagesat mujore.

Avokati shprehet se ka bërë disa përpjekje që ta zgjidhte këtë problem në mënyrë miqësore por përpjekjet e tij kanë rezultuar të pasuksesshme.