“O plehrë unë të vras, o legen”, Graciano Tagani humb toruan dhe rreh gazetarin: S’ke ç’më shpjegon ti o ndyrësirë

Një video e publikuar nga moderatorja e “Thumbon”, Aulona Musta tregon balerinin Graciano Tagani, teksa qëllon me shpullë një djalë. E gjitha lidhet me një kamerë të fshehtë, e cila ka në fokus një lojë me Gracianon, që duket se e ka pritur shumë keq dhe nuk i ka kursyer edhe shpullat. Vetë Aulona shkruan se ky ishte një moment i vështirë për Gracianon, dhe i kërkon ndjesë publike.

 

“Jo me kot e kemi lene kete kamera per ne fund… @graciano_tagani ti e di qe te dua shume! Faleminderit qe me fale dhe na lejove ta publikojme kete kamera. Te kerkoj ndjese publike per shqetesimin qe te shkaktuam! Shume xhan  Te dielen, ora 21.00, ne Thumbon, Rtv Ora”-shkruan Aulona. 

Postimi i plotë i Aulona Mustës në Instagram: 

“O legen, unë të vras, o ndyrësirë, çdo më tregosh ti o plehrë… o ndyrësirë…”-dëgjohet Graciano duke i thënë gazetarit Renaldo Sharka, ndërkohë që çohet dhe e qëllon me shpullë.  Sesi është në të vërtetë situata, e gjitha ngelet për t’u parë sonte!