Një tërmet me magnitudë 4,5 ka goditur ishullin Vancouver, ku Meghan Markle dhe Harry janë duke qëndruar pas shpërnguljes së tyre nga Britania e Madhe.

Tërmeti u raportua rreth orës 1:30 sipas orës lokale, dhe zyrtarët thanë se nuk kishte raportime për dëme.

Asnjë cunami nuk pritet të godasë ishullin, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit të Cunamit Amerikan.

 

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë qëndruar në një rezidencë të mrekullueshme në vlerë 14 milionë dollarëshe në Vancouver, të cilën e kanë përdorur që nga Dita e Falënderimeve, dhe një shok i ngushtë zbuloi se të dy nuk kanë në plan të lëvizin nga aty për një kohë.

Gjeologët vendosën epiqendrën e tërmetit afër skajit jugor të ishullit.

Meghan dhe Harry kanë jetuar në një rezidencë në Saanitch Inlet jashtë Victorias në majën jugore të ishullit.

 Çifti, së bashku me djalin e tyre të vogël Archie, po jetojnë në pronën piktoreske, rrethuar nga pylli Mille Fleurs në ishullin Vancouver pasi u larguan në mënyrë dramatike nga rolet e tyre mbretërore.

Fqinjët e tyre të rinj i kanë parë ata duke shëtitur në tregun e fermerëve, por banorët e North Saanich thonë se do të sigurojnë intimitetin për Harryn dhe Meghanin në ishullin e tyre kanadez.

North Saanich ishte vendbanimi i pak më shumë se 12,000 njerëzve në vitin 2018, sipas të dhënave të regjistrimit të qeverisë kanadeze.

Kjo është rreth një e treta e popullsisë së Windsor, ku Harry dhe Meghan së fundmi jetuan në Frogmore Cottage, dhe një pjesë e vogël e numrit të njerëzve në Londër ose Toronto, ku Meghan jetoi për vite me radhë ndërsa punonte në shfaqjen televizive ‘Suits’.