Nuk do të besoni kush janë zërat e fuqishëm prapa hitit “Fenix” (FOTO)

Megjithëse nuk i pamë, zërat e tyre të fuqishëm ndikuan në suksesin e madh të këngës “Fenix”, bashkëpunim ky mes Tunës dhe Cozman.

Bëhet fjalë për Lindon Berishën dhe motrën e tij Erzanën, të cilët janë realizuesit e backvokaleve të këtij projekti, transmeton Telegrafi.

Lindoni u ngjit furishëm në skenë krah Adrian Gaxhës, por ardhja e tij nuk është e rastësishme, pasi djaloshi nga Shkupi rrjedh nga një familje e madhe artistësh që për shumë dekada dhanë shumë për muzikën shqiptare.

 

Për ju që nuk e dini, Lindoni është djali i këngëtarit tashmë të ndjerë Agron Berisha, i cili megjithëse ka 13 vite që është ndarë nga jeta, hitet e tij “Vetëm pesë minuta”, “Endërr” e shumë të tjera vazhdojnë të ndëgjohen dhe këndohen akoma nga gjeneratat e reja.

 

Nëna e Lindonit, Naxhije Berisha po ashtu një këngëtare e njohur e kohës së saj si dhe motra, Erzana, shqiptarja që solli risi në muzikën shqiptare duke guxuar të eksperimentojë me stilin e veçantë të paraqitjes dhe këngës që sot akoma pëlqehen.

 

Erzana ishte fituese e disa festivaleve shqiptare dhe zëri i saj i fuqishëm kishte arritur edhe në veshin e kompanive të mëdha evropiane, të cilat në atë kohë kishin kërkuar ta kenë nën menaxhim. Artistja prej kohësh jeton në Amerikë ku i është përkushtuar bashkëshortit dhe fëmijëve dhe kthimi i saj në muzikë do të ishte mëse i mirëpritur nga publiku shqiptar./Telegrafi/

 

erzana