NRG Band në maratonën për autizëm

Solisti i grupit muzikor NRG Band, Besnik Qaka, ka dalur në mbështetje të vrapimit prej pesë kilometrash me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe krijimit të një klime pozitive për komunitetin Autist në Kosovë.

#vrapoedheti per #autizem” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Mini Maratona 5K ” është një vrapim unik prej pesë kilometrash që ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme , promovimin e individualitetit dhe energjisë pozitive të secilit pjesëmarrës dhe njëkohësisht duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit.

Në rastin konkret partner të bamirësisë kanë “Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë”.

mini-maratona

Mini maratona fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit deri tek rrethi kryesor, që ka qenë gjithmonë, tek Spitali dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahet “Festival muzikor”.

Në këtë maratonë nuk ka fitues zyrtar. Pjesëmarrësit mund të jenë prej moshës – 2 vjeçare e sipër.

Pas përfundimit të shitjes dhe ngjarjes, do të publikohet shuma e saktë e mjeteve financiare të mbledhura dhe njëkohesisht shoqata merr obligim të informoj se për çfarë i ka shpenzuar mjetet./GazetaTribuna