Noizy shijon plazhin në mes të nëntorit në jug të Shqipërisë

Noizy po i shijon në maksimum këto ditë nëntori.

Edhe pse me ardhjen e vjeshtës temperaturat kanë filluar të bien, për Noizyn kjo nuk është fare problem të bëjë plazh edhe në këtë kohë.

Reperi këto ditë ka ndarë me ndjekësit fotografi të shumta, përmes së cilave tregonte se po viziton disa prej bukurive të trojeve shqiptare.

Së fundi, ai ka postuar një imahz, në të cilin shfaqet në jug të Shqipërisë, ku po shijonte plazhin në këto ditë të mesit të nëntorit.

“Duke notuar në nëntor, jugu i Shqipërisë”, është mbishkrimi që reperi ia ka lënë fotos, në të cilën tregon edhe muskujt e formësuar në palestër.

Me anë të disa imazheve të tjera, artisti ka treguar se po shoqërohet nga një grup miqsh, mes tyre edhe reperi S4MM.