Noizy ia plotëson dëshirën fanses së sëmurë (Video)

Reperi i njohur, Noizy ka treguar dashurinë e tij për një fanse të veçantë.

Një vajzë e re në karrocë ka shprehur dëshirën për të kënduar së bashku me reperin dhe ai ia ka bërë realitet këtë dëshirë.

Në një video të postuar në Instagram reperi duke shkruar “Më tha Kam vetëm një dëshirë. I thash do ta plotësoj dëshirën vetëm nëse më premton që t’ marrësh ilaçet vazhdimit dhe të praktikosh të ecësh sërish, pasi kujdestari më tha që mund të ec nëse provon shumë, kështu që më premtoj që do provoj më shumë se kurrë t’ia arrij qëllimit”.