Një gafë e madhe vërehet në këtë foto të motrave Kardashian

A e keni ditur se Kim Kardashian ka gjashtë gishta në këmbën e majtë?

Kim nuk e ka ditur as vet këtë, derisa fansat kanë vërejtur në një fotografi të psotuar së fundi për reklamën e koleksionit më të ri të saj me motrën Kylie Jenner.

E ndërhyrjet në fotografi edhe një herë kanë dështuar në fotot e motrave të familjes së njohur, përcjell Gazeta Express.

Këtë herë në këmbën e majtë të Kim Kardashian kjo ndërhyrje ka rezultuar me shtimin e numrit të gishtave.

Edhepse detaj shumë i vogël, fansave me sy të mprehtë nuk ka pasur se si t’i ikë./Gazeta Express/