Janë në përgatitje të klipit të ri.
Niil B, D.U.D.A dhe Overlord brenda pak ditësh do ta lansojnë projektin e tyre më të ri muzikor të quajtur ‘S’je normal’.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet Niil për gazetën Tribuna i cili ka zbuluar se xhirimet janë në përfundim dhe se pritet vetëm momenti i publikimit.
Këngën po e presin edhe një numër i madh i fansave të cilët sipas komenteve në rrjetet sociale me padurim duan ta dëgjojnë dhe ta shohin ‘S’je normal’. /Gazeta Tribuna/