Nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri të Feros, tregon orën e publikimit

Fero po vjen me këngë të re.

Reperi Fero ka ditë që po e paralajmëron projektin e ri muzikor.

Në një postim të fundit ka zbuluar se kjo këngë do të publikohet të enjtën në orën 11:59 dhe ka publikuar foto nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

“E ENJTE 11:59 🤷‍♂️🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥 Bone Tag shokun qe o tu e prit familjarisht Spotin 🤣😜”, ka shkruar Fero pranë postimit.

Fero njihet si një prej rep-artistëve i cili që nga fillimet e para të karrierës ka qenë në maje për sa i përket suksesit.

Kujtojmë se së fundmi e ka dhënë një intervistë për “Mirage”, aty ku ka folur për shumë të pathëna./Lajmi.net/