Nga kërcimtaret ekzotike, te të ftuarit VIP! Elita dhe Gjiko publikojnë gjithë albumin e dasmës

Në shtator të vitit të kaluar reperi i popullarizuar, Gjiko dhe prezantuesja e njohur, Elita Rudi, i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti kishin organizuar një ceremoni madhështore në një nga ambientet luksoze në Prishtinë, ku të pranishëm kanë qenë edhe shumë emra të njohur të skenës.

Ndërkaq tani, prezantuesja Rudi në llogarinë e saj personale, Instagram, ka publikuar thuajse gjithë albumin e dasmës, duke filluar nga kërcimtaret, të ftuarit VIP e shumëçka tjetër.

Të njëjtit po ashtu këtë vit mirëpritën fëmijën e parë, djalin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Zëri.

Në ndërkohë, ata tashmë janë duke e shijuar jetën e të qenurit prind, por pa lënë anash aktivitetet e tjera profesionale.

Përndryshe, Gjiko dhe Elita u fejuan në fund të muajit qershor në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës.