Nesër publikohet sezoni i ri i “La Casa de Papel”, këta janë titujt e tetë episodave

Nesër (3 prill) publikohet sezoni i katërt i “La Casa de Papel”.

 

Seriali shumë i suksesshëm i “Netflix”, “La Casa de Papel” apo “Money Heist”  vjen nesër me sezonin e katërt.

Ky sezoni i ri do t’i përmbajë tetë episode, ndërsa në faqen zyrtare të serialit në Instagram, janë publikuar edhe titujt e tyre të shoqëruar me nga një trajler të shkurtër për secilin episod.

Titujt e tetë episodeve janë: “Loja mbaroi”, “Dasma e Berlinit”, “Mësimi i Antonit”, “Pasodoble” ,  “5 minuta më herët”, “TKO”, “Goditni tendën” dhe “Plani i Parisit”.

Të gjitha episodet do të publikohen përnjëherë, ndërsa orari i publikimit në secilin shtet është bërë publik në atë video.

Sa i përket zonave kohore të transmetimit, në Kosovë ky serial do të jetë i disponueshëm në orën 9:00.

Kujtojmë se, njëra prej aktoreve të këtij seriali, Itziar Ituño, e njohur si inspektorja Rakel, së fundi ka konfirmuar se është prekur me koronavirus.

Për shkak të pandemisë, kishte dyshime nëse do të publikohej në kohën e paraparë ky serial, por organizatorët nuk e kanë shtyrë datën.