Në pyejten se me kë jeton në shtëpi, Rozana Radi: Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi

Rozana Radi është një ndër femrat më të ndjekura në koncerte të ndryshme muzikore.

Këngëtarja shqiptare i ka kushtuar ca kohë ndjekësve në llogarinë personale në Instagram teksa iu ka përgjigjur pyetjeve fansave.

Ndër shumë pyetje të ardhura në adresë të bukuroshes sonë, kishte edhe të llojit që kishte të bënte për jetën private.

Një ndër to ishte edhe se me kë jeton në shtëpi, ku fansi mori një përgjigje mjaft emocionale.

“Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi. Për fat nuk kam mundësi t’ia puth dorën nënës. Dhe t’i them faleminderit babait për shkollën e mirësisë që më dha”, shkruan ajo.

Ditë më parë ishte pyetur se nëse ishte fejuar, ku ka mohuar kategorikisht këto lajme.

“Unë nuk jam e fejuar. Ja më shikoni gjë unazë? Unë bashkëjetoj prej 5 vitesh tashmë me dikë dhe nuk pres fejesë, por martesë”, rrëfeu Rozi.

Rozanën më shumë e shohim si tekstshkruese se sa si këngëtare së fundmi.