Në “Portokalli”, aktorja kosovare duket si pjeshkë

Aktorja e njohur kosovare, Arjola Demiri ka qenë e ftuar në emisionin e Top Chanel, “Portokalli”.

Pa zbuluar detajet e bisedës në emision, Arjola ka “goditur” fansat me një foto nga studio.

Fustani i zi dhe flokët më ndryshe bëjnë që Arjola të duket vërtetë magjepsëse në këtë paraqitje.

E njohur si “Xhbanja” nga seriali “O sa mirë”, aktorja kosovare është duke punuar në disa projekte dhe mbetet një nga artistet më të përfolura të momentit.