“For You” në mesin e këngëve më të suksesshme të Rita Orës

Rita Ora është këngëtarja kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare.

Rita është shumë aktive me projekte muzikore, të cilat rezultojnë shumë të suksesshme.

“For You” titullohet projekti i ri nga Rita, këngë kjo në duet me Liam Payne, e publikuar më 26 janar të këtij viti.

Kjo këngë, e cila njëherësh është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, është pritur shumë mirë nga publiku.

Madje, projekti mund të cilësohet si ndër këngët më të suksesshme të Ritës, vetëm në YouTube llogarit mbi 103 milionë klikime.

Së fundi, Rita ka performuar në festivalin “Coachella” që po mbahet në Los Angeles, ku u shfaq me shumë energji në atë skenë.