Motra e Stines: Ky është realiteti

Motra e Stines ka reaguar për incidentin, duke thënë se vëllai i saj është i pafajshëm dhe ky është realiteti. Alida Duka, motra e Stines e cila gjithashtu është këngëtare, ka shkruar në lidhje me incidentin mes vëllait të saj dhe Flori Mumajesit.

Ajo mes të tjerash thotë se vëllai i saj është i pafajshëm dhe ky është realiteti, transmeton lajmi.net.

“Vëllai im sapo doli i pafajshëm sepse dhe ky është realiteti.

Ne e kemi ndërtuar gjithçka kemi me forcat tona. Pa intriga dhe dallavere dhe kështu do te jete gjithmonë, dhe shume me mire na ka dale. Jemi njerëz qe duam paqe dhe nuk durojmë padrejtësi.

Ju falënderoj Te gjithëve kudo qe jeni për Supportin tuaj qe treguat ne këto momente”, ka shkruar Alida.

Në deklarata të ndryshme për policinë, Stine ka thënë se Flori kishte një gotë në dorë dhe është plagosur vetë në ballë në momentin e konfliktit, ndërsa Flori ka thënë se ai e ka sulmuar atë për arsye banale./lajmi.net