Morena Taraku: Gjithçka që bëj e bëjë në mënyrë të dyfishtë

Morena Taraku ka lënë të kuptohet se nuk mjaftohet me pak.

 

Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, së fundmi ka qenë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

E gjithë kjo shkak i një audio incizimi ku dëgjohet zëri i saj se si në mënyrë të tensionuar i drejtohet ni personi të cilit i kërkon lokacionin.

Pas publikimit të audio incizimit nuk kishte munguar as reagimi i vetë Morenës e cila bënte shaka me ‘lokacionin’.

E tani këngëtarja e ka publikuar një foto nëpërmjet të cilës ka lënë të kuptohet se pavarësisht gjithë asaja jo po e shijon jetën dhe po argëtohet.

Pranë fotos ku tregon format trupore Morena ka thënë se preferon që gjithçka që bën ta bëjë në mënyrë të dyfishtë.