Morena me dhuratë të veçantë për nënën e Stresit

Morena Taraku dhe Stresi këto ditë kanë qenë shumë aktiv duke iu ndihmuar banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Që nga dita kur ndodhi tërmeti, Stresi ka qenë pranë banorëve duke iu ndihmuar atyre.

Më pastaj, atij iu bashkua edhe Morena, e cila deri dje ka qenë në terren duke vizituar banorët shtëpi për shtëpi.

 Së fundi, Stresi publikoi një video, në të cilën tregoi një buqetë me trëndafila, të cilën Morena ia kishte dhuruar për nënën e tij.

Kjo ngase e ëma e reperit feston ditëlindjen, ndërsa ato trëndafila ai ia dërgoi më vonë në shtëpi.