Morena finalizon këngën e re, përmend lokacionin

Morena ka gati projektin e ri muzikor.

 

Morena Taraku përmes disa postimeve ka bërë të ditur se tashmë ka finalizuar këngën e re.

Këngëtarja, ka postuar një fotografi, në të cilën shkruan “Në dreq lokacioni yt”, e që mund të jetë titulli i projektit të ri.

“Lokacioni” është fjalë që Morena e ka përdorë tash e sa herë, që prej kur qarkulluan disa audio-incizime të saj.

“KAMIKAZI MARR ME VETI KEJT CKA KI OOOO 😂 🎶 A jeni gati!!?”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos.

Për ndryshe, dy ditë më parë, Morena festoi ditëlindjen e 27-të, meqë rast pranoi dhurata të shumta.