Modelja shqiptare përleshet me Çenarin (Video)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman “përleshen” me shpata.

Në fakt, bëhet fjala për projekt filmik, ku në rolet kryesore do të luajnë modelja shqiptare, Abazi dhe aktori më mirë i njohur nga seriali “Lale Devri”, Çenari.

“Stars Wars: Zgjimi i Forcës” titullohet projekti i radhës së aktorit, Sayisman, i cili është edhe regjisor i këtij filmi, transmeton Telegrafi.

Kjo është pritur shumë mirë prej fansave të aktorëve, të cilat mezi po presin të shikojnë në ekranet e mëdha të kinemave.

Ndryshe, modelja është duke u marr edhe me emisione të tjera televizive në shtetin turk pas rikthimit nga Shqipëria, ku ishte prezantuese e festivalit të muzikës, “Kënga Magjike”.