Modelja me fame boterore dhuron 10 mijë dollarë per viktimat ne Kaliforni !

Modelja e njohur ka dhuruar një shumë të madhe të hollash për rikuperimin e zonave të shkatërruara nga zjarret në Malibu.

Bella Hadid, 22 vjeç, dhuroi 10.000 dollarë për “GoFoundMe” për të ndihuar në rimëkëmbjen pas zjarreve të fundit në Malibu, shkruan DailyMail, transmeton .

Akti bujar i Bellës vjen pasi edhe Lady Gaga, Kim Kardashian dhe Miley Cyrus ndihmuan komunitetin kalifornian pas zjarreve.

Numri total i të vdekurve nga zjarret gjatë javës së kaluar në Kaliforni, ka arritur 50.

Modelja 22 vjeçare promovoi në Instagram Fondin e Komunitetit për Parandalimin e Fatkeqësive të Komunietit në Malibu.

Zjarri në Kaliforninë Veriore njihet si më shkatërruesi në histori të shtetit, ndërsa autoritetet dyshojnë se mund të ketë filluar nga mosfunksionimi i linjave energjetike