Modelja e njohur zbulon gjininë e foshnjës që po pret

Ashley Graham ka zbuluar gjininë e foshnjës.

Prezantuesja dhe modelja e njohur amerikane, Ashley Graham po shijon ditët e fundit të shtatzënisë.

Ajo ishte së fundi e ftuar në një intervistë tek Ellen DeGeneres, ku foli rreth jetës profesionale dhe asaj private.

E pyetur rreth gjinisë së foshnjës që po pret, Ashley me shumë entuziazëm u përgjigj “është djalë”.