Miriam Cani sjell në jetë të birin, së bashku me Albanin e kanë pagëzuar me një emër të rrallë

Miriam Cani minuta më parë ndau lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit.

Dita 14 janar 2020 do kujtohet si ndër më të lumturat në jetën e Miriam Canit dhe Alban Skenderaj, dyshja janë bërë prindër sërish me lindjen e djalit.

 Në postimin e bërë para pak çasteve këngëtarja bëri të ditur edhe emrin e të birit, çifti kanë gjetur një emër mjaft të rrallë për djalin e tyre, ata e kanë pagëzuar me emrin Duam.

“Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin” ka shkruar ndër të tjera Miriami.