Miley mban zi

Është një ditë e pikëlluar për Miley Cyrus.

Artistja 26-vjeçare iu drejtua Instagramit për të bërë të ditur se kafsha e saj shtëpiake, Bubba Sue, e njohur edhe si Pig Pig ka ngordhur.

“Me pikëllim me duhet t’ju tregoj… mikja ime e dashur Pig Pig ka ndërruar jetë… Do të më mungosh gjithmonë”, ka shkruar Miley së bashku me postimin enjë videoje të saj duke e mbajtur derrkucen teksa han mollë.

“Faleminderit për aq shumë qeshje dhe kohë të mira vajzë”.

Në një postim tjetër, Miley e postoi fotografinë e derrkuces në kohën kur e adoptoi.

Ajo fillimisht e adoptoi atë në vitin 2014. Dyshja madje edhe pozuan së bashku për kopertinën e revistës Paper në qershor të vitit 2015.